Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se arsyeja pse Spanja sllet në këtë mënyrë ndaj Kosovës është fakti se ky shtet është komb i kombeve të ndryshme.
Sipas Talit, me fjalë tjera Spanja e sotit është sikur Jugosllavia e viteve të 80-të, përcjell “Bota sot”.
“Me fjalë tjera Spanja e sotit është sikur Jugosllavia e 1980've. Pothuajse të gjithë popujt e saj, si baskët, bersianët, katalonët, kanarianët, kantabrianët, kastelianët, andaluzianët, valencianët, aragonezët, asturianët etj, i kanë lëvizjet e tyre për pavarësi”, shkruan Tali në Facebook.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
Spanjollët: komb i kombeve Spanja është shtet i kombeve të ndryshme.
Arsyeja pse ajo sillet kështu siç po sillet me Kosovën nuk është vetëm se Katalonia por e tërë Spanja është ka vlon nga zgjimet kombëtare të popujve të saj të ndryshëm, të cilët po e sfidojnë sovranitetin dhe hegjemoninë e shtetit spanjoll.
Me fjalë tjera Spanja e sotit është sikur Jugosllavia e 1980've. Pothuajse të gjithë popujt e saj, si baskët, bersianët, katalonët, kanarianët, kantabrianët, kastelianët, andaluzianët, valencianët, aragonezët, asturianët etj, i kanë lëvizjet e tyre për pavarësi.
Veç thash t'ju kallxojë këtyre analistëve tanë dibidusa që llomotisin tanë kohën nëpër medie e kurrë kurgjo nuk lexojnë.