Kryeministri Zaev në letrën e urimit për kryeministrin Kurti: Do të sigurojmë progres të mëtejshëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

Aktuale

Kryeministri Zaev në letrën e urimit për kryeministrin Kurti: Do të sigurojmë progres të mëtejshëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

Më: 31 mars 2021 Në ora: 08:52
Albin Kurti

“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t'ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, ka shkruar në letrën e urimit kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dërguar kryeministrit Kurti.

Kryeministri Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar.

Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.

Në fund, kryeministri Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me kryeministrin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat