Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së Sekretari i Shtetit Blinken, i ka dërguar presidentit serb.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai i kërkoi Serbisë që ta përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës dhe duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të.
Hoti ka shtuar dialogu duhet ri-filluar, vetëm për marrëveshje përfunditmare për njohje reciproke.
Postimi i tij i plotë:
Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.
Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh.
Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.