Ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Fatmir Krasniqi, 52 vjeçar, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Krasniqi nga fshati Jabllanicë, ka qenë zyrtar policor në Policinë rajonale të Pejës.
Media mëson se ai fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kurse, më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.