“Skenari fantastik për Kurtin”, paralajmërohet kjo gjë nëse rrëzohet qeveria

Aktuale

“Skenari fantastik për Kurtin”, paralajmërohet kjo gjë nëse rrëzohet qeveria

Nga: D.RR Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:56
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, në një postim në Facebook ka thënë se nëse disa deputetë të LDK-së nuk e votojnë Osmanin për presidente dhe e bëjnë veprimin e njëjtë me Listën Serbe, atëhere do të krijohej një situatë e favorshme elektorale për Albin Kurtin.

Ahmeti shkruan se nëse shkaktohen zgjedhjet për shkak të mosvotimit të Osmanit nga disa deputeë të LDK-së, atëhere do të ishte një skenar fantastik për Kurtin.

Postimi i tij i plotë:

Ndonese mund t'i kuptoj, deputetet hezitues te LDK-se duhet te dine se deshtimi i zgjedhjes se presidentit per shkak te daljes se tyre dhe listes serbe do te krijonte nje situate te favorshme elektorale per Albin Kurtin.

Shkaktimi i zgjedhjeve per shkak te disa deputeteve qe jane shkaktar edhe te rrezimit te qeverisjes Kurti 1 dhe Beogradit, do te ishte skenar fantastik per Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat