BKS dhe AAB nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Aktuale

BKS dhe AAB nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:37
Bujar Demjaha dhe Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku dhe rektori i kolegjit AAB, Bujar Demjaha, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Përmes një postimi në Facebook, BKS ka njoftuar se marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

Postimi i plotë:

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Sami Mazreku dhe Kolegjit AAB përfaqësuar nga Rektori Dr.sc. Bujar Demjaha.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat