Policia e Kosovës ka zgjeruar operacionin e saj në Prishtinë, teksa ka vazhduar bastisjet nëpër “Call Center”.
Një aksion i tillë tanimë po zhvillohet edhe në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Aty janë policë të Kosovës, të armatosur me armë të gjata dhe të maskuar.

Në lidhje me operacionin e sotëm kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.