Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, që njëherit është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur lajmet të cilat po qarkullojnë.
Ai përmes këtij shkrimi ka lutur mediet të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, ka treguar se dhe do të veprojë sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit, duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve.
Ja shkrimi i plotë i Pacollit:
Iu lutem medieve që të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, ne mënyrë që të evitohen keqkuptimet.
Është joprofesional shtrembërimi i informacioneve.
Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve që më kanë besuar.
Janë valide të gjitha deklaratat e mija deri më tani por jo informatat sipas burimeve anonime që qarkullojnë në media.