Caktohen datat provimit të maturës shtetërore

Aktuale

Caktohen datat provimit të maturës shtetërore

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimin, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore.

Nagavci ka publikuar vendimin, ku thuhet se në afatin e parë provimi i maturës do të mbahet më 12 dhe 19 qershor 2021, ndërkaq në afatin e dytë, provimi mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator 2021.

Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi, ndërkaq janë paraparë edhe koha si do të zëvendësohen orët e humbura të mësimit.

Nxënësit e ciklit parauniversitar javën e ardhshme do ta kenë pushim, ndërsa kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat