Deputetja Kusari-Lila do të jetë u.d e grupit parlamentar të VV-së

Aktuale

Deputetja Kusari-Lila do të jetë u.d e grupit parlamentar të VV-së

Nga: A.SH Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:18
Mimoza Kusari-Lila

Sot në mbledhjen e mbajtur nga VV, është votuar që Mimoza Kusari Lila të jetë ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 51 deputetë të pranishëm, 45 vota ishin për, 2 vota kundër, 3 vota abstenim dhe 1 e zbrazët.

Postimi në Facebook:

Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësin e saj të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat