Ky zyrtar emërohet shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Aktuale

Ky zyrtar emërohet shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:52
PDK

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetarin e Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje të udhëhequr nga kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është diskutuar edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të kësaj partie politike, në legjislaturën e tetë.

“Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Gjithashtu u theksua se në këtë legjislaturë, PDK si partia e dytë më 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheqë me dy Komisione Parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat