Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të dërgohen në Qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, pas miratimit në Qeveri do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohen në koncept dokumentin e tillë.
Ai thotë se, projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë.
Postimi i plotë:
Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.
Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë.