Nëse dështon zgjedhja e Vjosa Osmanit, LDK do të dalë me propozim të dy emrave për president

Aktuale

Nëse dështon zgjedhja e Vjosa Osmanit, LDK do të dalë me propozim të dy emrave për president

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:16
LDK, Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Në rast se dështon zgjedhja e Vjosa Osmanit, në postin e presidentit të vendit, atëherë LDK, do të dalë me një propozim të saj.

Sipas burimeve të medias, në rast se Vjosa Osmani nuk do të arrihet t’i marr votat e mjaftueshme për presidente, atëherë LDK-ja do të dalë me dy emra për këtë post. Burimet kanë thënë se ata do të jenë ish-dy kryetarët e LDK-së, Fatmir Sejdiu ose Isa Mustafa.

Të dy këta, edhe Mustafa, gjithashtu edhe Sejdiu, kanë qenë udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme LDK mori vendim për të qëndruar në sallë, në momentin kur hedhet në votim zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente.

Mirëpo, ende nuk dihet se a do ta bëjnë një gjë të tillë të gjithë deputetët e kësaj partie.

Kjo pasi që ka zëra që Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe eventualisht ish-kryeministri Avdullah Hoti, mund ta bojkotojnë këtë vendim të partisë.

Kurse, PDK dhe AAK, edhe gjatë ditës së sotme e bënë të qartë qëndrimin e tyre se nuk do të qëndrojnë në sallë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit të zgjedhet presidente.

Përjashtim bën deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka lënë të hapur mundësinë që të qëndrojë në sallë.

Ditëve në vijim pritet të bëhet e ditur edhe dita kur mund të thirret seanca e jashtëzakonshme për zgjidhjen e presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat