Sfeçla me dedikim për vdekjen e policit pejan të cilit ia mori jetën Covidi

Aktuale

Sfeçla me dedikim për vdekjen e policit pejan të cilit ia mori jetën Covidi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:16
Xhelal Sfeçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka njoftuar se zyrtari policor, Fatmir Krasniqi, sot ka ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.

"Fatmiri, ishte polic që i shërbeu vendit nga prilli i vitit 2000, e padyshim që ishte në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e pandemisë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore që ta mbajnë në jetë, kjo nuk ishte e mundur. 

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, si dhe të gjithë zyrtarëve policor për humbjen e kolegut të tyre.

Deri sot , 18 policë kanë humbur jetën nga Covid-19. Do të punojmë intensivisht që sa më parë të sigurohemi që zyrtarët tanë policor të jenë të sigurtë në krye të detyrës.", ka shkruar ministri në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat