Ngjarjet e paralajmëruara për sot.
11:00 Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Skenderaj, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Shkolla fillore “Shaban Jashari”, Skenderaj)
11:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëjnë përurimin e teshatoreve të reja të Klubit të Basketbollistëve “Bashkimi”. (Qendra Sportive, Prizren)
11:30 Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), Samir Hoxha për përfshirjen e tyre në procesin e Hartimit të projektit të Regjenerimit të Brigjeve të Lumëbardhit. (Qendra për Shërbime të Integruara, Prizren)
12:00 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në fshatin Lybeniq. (Pejë)
12:50 U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe në Lybeniq. (Pejë)
14:00 Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) organizon konferencë për medie me temën: “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuara nga Covid-19”. (Zyret e OAK, Prishtinë)