Hyseni i PSD-së ironizon me Mimoza Kusarin: Ajo kujdeset për ligjet e VV-së

Aktuale

Hyseni i PSD-së ironizon me Mimoza Kusarin: Ajo kujdeset për ligjet e VV-së

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:03
Zgjim Hyseni

Nga Partia Socialdemokrate kanë reaguar pasi që Mimoza Kusari u zgjodh shefe e Grupit Parlamentar të VV-së.

Zgjim Hyseni nga kjo parti ka ironizuar me Kusarin duke thënë se ajo “kujdeset” për ligjet e VV-së.

““Revolucioni” nuk është më shpërthim entuziuazmi aksidental e i momentit. Ai po normalizohet, po bëhet ligj. E kemi Mimozën për këtë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook i Zgjim Hysenit:

Fjala e VV-së, Mimoza Kusari

E para prej atyre që flasin në Kuvend; organizuese e ligjërimit, ndërmjetësuese e politikave; e para ndër ata që e bëjnë ligjin – shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari.

Ajo kujdeset për ligjet e VV-së. “Revolucioni” nuk është më shpërthim entuziuazmi aksidental e i momentit. Ai po normalizohet, po bëhet ligj. E kemi Mimozën për këtë.

Shikimin pas pushtetit, nuhatjen tek karriera, e fjalën kopallë; liberalja, privatizuesja, përfituesja Mimoza Kusari është figura, është modeli. Çfarë vyshkjeje?!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat