Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Ne ende i trajtojmë plagët dhe vuajtjet e luftës, zor të mendohet paqja pa drejtësi

Aktuale

Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Ne ende i trajtojmë plagët dhe vuajtjet e luftës, zor të mendohet paqja pa drejtësi

Nga: A.SH Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:45
Masakra e Lybeniqit

Deputetja dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Lybeniqit.

Ajo ka thënë se, kjo shpërfaqë përmasat e krimit monstruoz të kryer nga pushteti gjenocidal i Serbisë.

Sipas saj, derisa ende na duhet t`i trajtojmë plagët dhe vuajtjet e luftës, zor të mendohet paqja pa drejtësi.

Postimi në Facebook:

Drejtësi për Muhametin 18 muajsh

Në Lybeniq, numri prej 80 civilëve të masakruar, shpërfaqë përmasat e krimit monstruoz të kryer nga pushteti gjenocidal i Serbisë, 22 vjet më parë. Aty nuk u kursyen as fëmijët e vegjël, siç ishte Muhameti 18 muajsh e Leonardi 7 vjeqar.

Kriminelët bënë gjënë e njëjtë sikurse në masakrat e tjera, ekzekutuan mizorisht civilët e pafajshëm duke treguar qartë qëllimin e tyre për shfarosje.

Derisa ende na duhet t`i trajtojmë plagët dhe vuajtjet e luftës, zor të mendohet paqja pa drejtësi. Sepse zemrat e familjarëve të 80 civilëve do të gjejnë paqe vetëm kur kryesit të përgjigjen para drejtësisë!

Qoftë i përhershëm kujtimi për 80 të vrarët në Masakrën e Lybeniqit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat