Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes qëndruan sot në mëngjes në parkun e Gërmisë.
E pas publikimit të disa fotografive ka reaguar zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi.
Ai ka shkruar në Facebook se dikur ish-kryeministri Isa Mustafa me familjen e tij nuk mund të qëndronin të qetë as në shtëpinë e tyre private nga militantët e dhunshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje Dushi ironizon duke thënë "sa mirë të relaksohesh".
Postimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/01/auto_Florian-Dushi_21617280280.png)