Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja u shpreh i bindur se Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e Kosovës.
“Unë iu siguroj që votat për Vjosa Osmanin pas konfirmimit të korumit nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë më çështje (diskutimi), po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dilema.
Në Lëvizjen Vetëvendosje mbretëron përkrahje e plotë për Vjosa Osmanin,” – u shprehë Muja.
Muja ndër të tjera tha se ka një mesazh për të gjithë ata që nuk kanë konfirmuar votimin për Vjosa Osmaningjersa shtoi se është e drejtë e tyre është që ta kundershtojnë këtë të fundit për presidente, mirëpo megjithëatë, sipas tij, duhet të marrin pjesë në votim.