Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar pasi Kurti dhe Osmani me familjet e tyre kanë qëndruar sot në parkun e Gërmisë.
Ai hedh kritika për "gjipat e zi", teksa thotë se kjo ndodhi në një ditë pune.
Bytyçi përmend edhe rastet me vdekje nga COVID-19, ku kritkon Osmanin dhe Kurtin edhe për këtë.
Postimi i plotë:
Me GJIPA të ZI, rreth 10 prej tyre, e me truproje për në Gërmi me familje, kuptohet në ditë punë.
Ekonomia në greminë, e mbi 10 vdekje mesatarisht në ditë për shkak të pandemisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjetën kohën edhe për piknik. Kësaj i them me pas prioritete në jetë.
* Po e paramendoj histerinë e disave sikur të vepronin të tjerët kështu. Edhe mos të harroj ata nuk kishin të veshur patike! ?