Emri pothuajse më i lakuar ndër vite është emri i Murat Jasharit.
Ai përmendet për vite me radhë si një i propozuar i mundshëm për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka ripërsëritur se Jashari duhet të jetë president i Kosovës.
“I vetmi kandidat që e meriton të jetë President i Kosovës është Prof. dr. Murat Jashari nga familja heroike, simboli i rezistencës dhe lirisë së Kosovës, familja Jashari”, shkruan Kelmendi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Çka do të thotë të jesh president i Kosovës?
-Presidenti është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës ( FSK).
-Presidenti është figura unifikuese e popullit.
-Presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.
Ne FJALA e kemi thënë me 2016 dhe po e themi edhe sot se i vetmi kandidat që e meriton të jetë President i Kosovës është Prof. dr. Murat Jashari nga familja heroike, simboli i rezistencës dhe lirisë së Kosovës, familja Jashari.
Gëzim Kelmendi