Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i ftuar në emisionin “Direkt”, thotë se Albin Kurti u sakrifikua që mori vaksinën.
“Kjo është sakrificë, që bëri zotri Kurti, sepse ai e ka kaluar COVID-19, kjo është formë kur ai me veprimin e tij u mundua të transmetojë tek shoqëria se vaksina është e sigurt dhe duhet të merret, kjo është bërë edhe në Amerikë,” – tha ai.
Muja vaksinimin e Kurtit e konsideron si mesazh të përçuar se vaksinimi me AstraZeneca është i sigurt.
“Nëse i shikoni lajmet ndërkombëtare dhe lajmet rajonale, kjo lloj vaksine ka shumë thashetheme, dhe Kurti vendosi kështu që për të përçuar një mesazh të sigurisë së vaksinimit,” – shtoi ai.