Ish-shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për ftesën nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Thaçi.
Ai ka thënë se zanafilla e Gjykatës Speciale është nisur nga Serbia dhe Rusia.
“Gjykata Speciale është totalisht plan i Serbisë dhe Rusisë, ndërsa unë habitem me vendet mike, Bashkimin Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u bënë pjesë të kësaj gracke”, ka thënë Çollaku.
Ai ka thënë se nuk beson që BE dhe SHBA kanë ndihmuar në planin e Gjykatës Speciale, por kanë rënë pre e grackës së ngritur nga Serbia dhe Rusia si kundërshtuese të Pavarësisë së Kosovës.