Ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka paralajmëruar që Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga bashkëpartiaku i saj, Arben Vitia do të dal shumë shpejt me rekomandime të reja të cilat mund të ndodhë që gradualisht do ta çojnë vendin në mbyllje apo kufizim të aktiviteteve.
E ftuar në “Context” me Leart Hoxhën, ajo ka deklaruar se ka rënie të rasteve me COVID-19 ani pse në fakt sot është shënuar rekord i rasteve me të prekur nga ky virus.
“Në fakt, këto ditë besoj që edhe Ministria e Shëndetësisë do të dal me rekomandimet e saj shumë shpejt. Besoj që duhet përcjellë një patern të cilin duhet gradualisht të shkohet në mbyllje apo kufizim të aktiviteteve të caktuara.
Kemi rënie të rasteve dhe në koha e mirë i bënë njerëzit të dalin më shumë në hapësira jashtë në natyrë dhe duhet pasur, e ngritur vëmendjen në virusin që është prezent,” – ka thënë tutje Kusari – Lila.