Avokati Besnik Berisha ka thënë se është absurde të mendohet se mund të eleminohet dikush nga gara politike nëse vendoset në postin e presidentit.
Berisha ka thënë se nuk mund ta heqësh dikë nga gara politike duke e larguar nga pozita e deputetes dhe ta vendosësh në pozitën e presidentit
“Kushdo që mendon që duke e çu një njëri në postin më të lartë e heq nga konkurrenca është gabim. Është absurde, kushdo që i beson është e pamundur. Ta heqësh nga pozita e deputetes ta vendosësh në pozitën e presidentit e heq nga gara politike, nuk mundesh”, tha Berisha.
“Zotri Abdixhiku duhet t’i japë vetes kurajo. S’është problem a shkon në zgjedhje 1 herë a 5 herë. LDK-ja do duhet ta pranonte se kur është votuar nuk është votuar me i hi nën sqeutll as njërit as tjetrit si fitues. Në elektorat kthen shpresë nëse shohin që nuk nënshtrohesh që ke një ekip papa vetes”, shtoi ai.