Luta i çon një porosi Vjosës: Nëse e bën këtë gjë, LDK s’ta fal!

Aktuale

Luta i çon një porosi Vjosës: Nëse e bën këtë gjë, LDK s’ta fal!

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:47
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka dërguar një porosi kandidates për presidente.

Ai ka thënë se Osmani tenton që në emër të ç’kapjes së shtetit ta kapë atë, atëherë LDK nuk do ta falë.

“Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjën Osmani. Ajo duhet ta di që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër.

Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të çkapjes ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat