Haxhiu e pyet Kurtin: Pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit

Aktuale

Haxhiu e pyet Kurtin: Pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:11
Bekim Haxhi

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, kryeministrin Kurti se pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

“Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

Ai poashtu kritikoi mënyrën e aplikimit online të qytetarëve të moshuar.

“Paramendojeni një qytetari 80 vjeçar i kërkohet të aplikojë online dhe të ketë e-mail adresë, duke e ditur se të paktë janë ata që mund të aplikojnë për vaksinim online. Kërkoj nga ministria që të ndryshojë këtë kriter dhe të ndryshojë mënyrën e aplikimit, kryeministri jonë po përpiqet që me mesazh të sigurojë vaksinat teksa kryeministrat e rajonit kanë kontaktuar kompanitë farmaceutike”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat