Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar pas marrjes së vaksinës anti covid nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Bytyçi përmes një postimi në facebook, ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit dhe Lutfi Hazirit që morën vaksinat.
Ai thotë se që të dy po abuzojnë me pozitat e tyre për të marrë vaksinën kundër Covid-19.
Sipas tij, as njëri nuk ka nevojë e as nuk bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.
“Dy politikanë që abuzojnë me pozitat e tyre për të marrë vaksinën kundër Covid-19.
Asnjëri nga ta nuk ka nevojë e as nuk bën pjesë në njërën nga kategoritë e rrezikuara.
Një vaksinë më pak, potencialisht një qytetar i vdekur më shumë. Marre!”, ka shkruar ai, përcjell gazeta “Bota sot”.