Mimoza Kusari- Lila u.d e shefes së grupit parlamentar të VV-së, ka njoftuar se kanë paraqitur dy kandidaturat për president në Kryesi të Kuvendit, ,Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Ajo ka bërë të ditur se nuk do të ketë kërkesë për mbajtjen e seancës për votimin e presidentit gjatë ditës së premte, por ka thënë këtë do ta bëjnë brenda afatit kohor.
“Kemi paraqitur dy kandidaturat e para është Vjosa Osmani dhe i dyti Nasuf Bejta.
Ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën brenda afatit kohor të paraparë”, tha ajo.“Ne do të kemi zonjën Osmani presidente në momentin që kryhet procesi i votimit, ne kemi të pohuar se kemi vullnetin e 80 deputetëve që i kanë thënë po kësaj çështje”, tha Kusari