Po kërkohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ja për çfarë ndryshimi bëhet fjalë saktë

Aktuale

Po kërkohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ja për çfarë ndryshimi bëhet fjalë saktë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se  Grupi Parlamentar i VV-së ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të dorëzuar nënshkrimet që kanë të bëjnë me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Ky projektligj ka të bëjë me votimin e mërgatës së Kosovës në Ambasada e Konsullata, meqë rast Kusari-Lila tha se mërgimtarëve do t’u lehtësohet procedura e votimit.

Ndryshe, Kusari e konfirmoi se tashmë kanë paraqitur kërkesën për dy kandidatura për President të Kosovës, ku kandidatja e parë e cila ka nënshkrimet e nevojshme të Kuvendit për Presidente është Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta.

Ajo njoftoi se seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të thirret menjëherë pas përfundimit të asaj për Ligjin për Zgjedhjet, duke respektuar afatet kohore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat