Ismet Kryeziu, ka denoncuar Vetëvendosjen për ndryshimet e ngutshme në Ligjin Zgjedhor – e për të cilat nuk pati fare debat shoqëror e parlamentar.
Kryeziu është shprehur shumë i shqetësuar me urgjencën me të cilën po vepron partia në pushtet, dhe e komenton një gjë të tillë si “tendencë e një qeverisjeje autoritare”.
VV aktualisht po provon të zgjedh presidenten e vendit, Vjosa Osmanit, duke shantazhuar opozitën me zgjedhje të reja.
Në ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje përfshihet sigurimi se diaspora do të votojë nga konsullatat dhe ambasadat e saj.
“Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.” – ka thënë më tej z.Kryeziu.
Statusi i plotë:
Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.
Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.