Shabani: Kurti po u bën shantazh, ja kujt i druhen partitë opozitare

Aktuale

Shabani: Kurti po u bën shantazh, ja kujt i druhen partitë opozitare

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në rast se Vjosa Osmani nuk merr votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

Për analistin nga Prishtina, Zekrija Shabani, Kurti po shantazhon partitë e opozitës që të krijojnë kushtet për zgjedhjen e presidentit të ri pasi në të kundërt pozitat e Vetëvendosjes mund të forcohen edhe më tej me zgjedhje të reja.

Shabani thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është dita e hënë dhe pas kësaj date, Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurt duhet të shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, Vjosa Osmani mund ta ketë të vështirë që të sigurojë 2/3 e votave apo 80 vota në Parlament siç parashikohet në raundin e parë të votimit. Por, në raundin e dytë dhe të tretë, mund të zgjidhet me shumicë të thjesht prej 61 vota. Për këtë nevojitet që në sallë të jenë kuorumi i nevojshëm.

“Nëse nuk arrihet kjo (zgjedhja e presidentit të ri), vendi shkon në zgjedhje, shpërbëhet Parlamentin dhe Konjufca kryen detyrën e presidentit”, tha analisti duke shtuar se parashikon zgjedhjen e znj. Osmani si presidente me shumicë të thjesht.

Kjo situatë sipas tij mund të sjellë rrezik dhe mos kontroll të pushtetit pasi opozita do të jetë e pafuqishëm për të kundërshtuar dhe kritikuar qeverinë.

Por, nga ana tjetër z. Shabani thekson se partitë e opozitës i druhen edhe zgjedhjeve të reja pasi Vetëvendosja mund të arrijë mbi 60 deputetë.

Zgjedhja e Presidentit kryhet me votim të fshehtë në Kuvend dhe ka një mandat 5 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat