Ish-deputetit nga AAK-ja, Rasim Selamanaj ka komentuar mbledhjen e qeverisë dhe seancën e orës 17:00 për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Selamanaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosova do të humb shumë nëse vendi shkon në zgjedhje.
Ndër të tjera ia ka thënë se përgjegjësia mbetet te fituesi i zgjedhjeve dhe tëk secili deputet i zgjedhur sepse vendimi është tashmë është në dorën e deputetëve.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“..Kush po provokon zgjedhje të reja në Kosovë, qeveria e sapozgjedhur apo opozita?!
Dita e sotme siç duket do të jetë vendimtare!!!
Personalisht mendoj se Kosova humb shumë nese vendi shkon në zgjedhje!
Sidoqoftë përgjegjësia mbetet te fituesi i zgjedhjeve dhe te secili deputet i zgjedhur!
Vendimi tashmë është në dorën e deputetëve!”.