Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, pasi shefi i qeverisë në seancën e sotme tha se duhet të votohet presidenti përndryshe vendi shkon në zgjedhje.
E, lidhur me ketë deklaratë të Kurtit, të gjitha partitë opozitare kanë reaguar duke e quajtur këtë si një shantazh.
Asistenti i Kurtit përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vetëm në Kosovë zgjedhjet janë shantazh.
Mirëpo, lidhur me zgjedhjet e reja, sipas tij, lokalet do të jenë ato që do të mbahen më së afërmi, kurse ato të përgjithshmet nuk do të ndodhin deri në vitin 2025.
Ja shkrimi i tij:
Vetëm në Kosovë zgjedhjet janë shantazh.
Gjithandej nëpër botë zgjedhjet organizohen me shpresën për thellimin e rritjen e demokracisë. Edhe në vendet diktatoriale, nga jashtë, u bëhet thirrje për organizim të zgjedhjeve.
Nejse, temë tjetër kjo.
Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë ato lokale.
Të përgjithshmet në 2025.