Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin.
Ajo ka thënë se është në pritje “madhështore” të votimit të Osmanit si presidente, përcjell Bota sot.
“Si gjithherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Seanca për votimin e presidentit, pritet të mbahet pas seancës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë./BS