Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi është deklaruar pas raportimeve të disa mediumeve të vogla rreth asaj se ajo nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani.
Në një deklaratë të shkurtër, ajo ka thënë se është duke pritur njoftimin e partisë.
“Po presim njoftimin e shefit të grupit parlamentar. Ende s’kemi njoftim”, është shprehur ajo.
Ndryshe, LDK-ja e Lumir Abdixhikut ka konfirmuar se do të jetë prezentë në sallë kur të votohet Osmani.
Derisa, 3 prej depuytetëve që janë në mëdyshje janë: Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.