Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se për disa minuta do të mbledhin Grupin Pralmanetar të kësaj partie për të diskutuar në lidhje me situatën e fundit politike në vend.
Këtë e ka bërë të ditur, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.
LDK-ja u alarmua sot pasi LVV-ja njoftoi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet madje nga nënkryetarja e kësaj partie ky vendim i qeverisë Kurti u cilësua si në kundërshtim më frymën bashkëpunuese që LDK i dha Vjosa Osmanit që të zgjedhet Presidente.