Meliza Haradianaj e cilëson lajm të mirë iniciativën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Aktuale

Meliza Haradianaj e cilëson lajm të mirë iniciativën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:41
Meliza Haradianaj

Ish-ministrja e MPJ-së që u largua pak kohë më parë nga AAK-ja, Meliza Haradinaj-Stublla e ka cilësuar si lajm të mirë iniciativën e VV-së për të lehtësuar proceduarat e votimit të diasporës.

Haradinaj thotë se iniciativa për votim të lehtësuar përmes misioneve diplomatike e konsullore është lajm i mirë e i stërvonuar, dhe nuk duhet të hidhërojë e as alarmojë asnjë parti politike.

Tutje Haradinaj thotë se iniciuesit e amandamentit shpreson të mos kenë rënë pre e shantazhit të Listës Serbe në këmbim të kuorumit për Presidentin.

“Shpresoj iniciuesit e amandamentimit të sotëm dhe kundërshtuesit e ashpër të ndikimit të Serbisë në Kosovë të jenë përkujdesur maksimalisht që të evitojnë thellimin e tij përmes lehtësirave të ligjit të ri, e të mos kenë rënë pre e shantazhit nga Lista Serbe në këmbim të kuorumit për zgjedhjen e Presidentit”

Postimi i plotë:

ME DIASPORËN NUK KA ZGJEDH E MERR!

Të mirat që na vijnë pandërprerë nga diaspora, krijojnë edhe obligime për shtetin. Iniciativa për votim të lehtësuar përmes misioneve diplomatike e konsullore është lajm i mirë e i stërvonuar, dhe nuk duhet të hidhërojë e as alarmojë asnjë parti politike, pavarësisht formës së ndërmarrë, apo rezultatit zgjedhor të fundit. Të gjithë pa përjashtim e kishin këtë mundësi, por nuk e shfrytëzuan. Madje as nuk po mundohen që të fitojnë votat e diasporës!

Por, ka një gjë që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Megjithëse votimi nga jashtë i mundësoi diasporës që t’i japë impuls të jashtëzakonshëm politikës kosovare, ajo i mundësoi edhe Serbisë që t’a kontaminojë procesin zgjedhor dhe të shtrijë ndikimin e saj në skenën politike!

Shpresoj iniciuesit e amandamentimit të sotëm dhe kundërshtuesit e ashpër të ndikimit të Serbisë në Kosovë të jenë përkujdesur maksimalisht që të evitojnë thellimin e tij përmes lehtësirave të ligjit të ri, e të mos kenë rënë pre e shantazhit nga Lista Serbe në këmbim të kuorumit për zgjedhjen e Presidentit.

Si merita për dobitë, ashtu edhe përgjegjësia për dështimet, janë të iniciuesve.
Zoti të ruajtë Kosovë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat