Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Havolli, lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Me një kujdes mesatar, për më shumë se një vit, arrita te mbrohem nga Covid-19. Megjithatë, sot rezultova pozitiv dhe do të jem në shtëpi, duke evituar të gjitha kontaktet.
Simptomat janë të lehta, kryesisht dhembje e lehtë muskujve dhe pak plogështi.