Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.
Çitaku tha se ka nevojë për ndryshim të këtij ligji, mirëpo atë po e neverit metoda e përdorur.
“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile. Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, shkroi në Facebook Çitaku, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.
Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.
Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.