Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e mbajtur, ka thënë se nëse nuk tërhiqet propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryeministri Albin Kurti do e çojë vendin në zgjedhje.
E, këtë e ka komentuar profesori universitar dhe analisti politik Rrahmam Paçarizi.
Ai thotë se ky ishte një vendim i matur dhe i mençur i LDK-së.
Ja shkrimi i tij:
Vendim i matur dhe i mençur i LDK-së.
Lumiri, Kujtimi, Arbeni dhe pjesa tjetër e LDK dëshmuan se janë për formimin e institucioneve, por nuk e pranojnë shantazhin.