“Duhet të punojmë bashkërisht për këtë ligj, dhe jo vetëm aq. Për të gjithë reformën. Jemi në një vijë e në një drejtim me këtë. Mos e përdor si shantazh. Do t’i bëjmë të gjitha. T’i formojmë fillimisht institucionet e t’i japim vendit stabilitet.
Të merremi me pandemi e vaksinim të qytetarëve e rimëkëmbje ekonomike. Të krijojmë qetësi për njerëzit tanë.
Opozita nuk nënshtrohet Albin.
Gabohesh nëse konstruktivitetin tim e të LDK-së e ke keqkuptuar. Mos na dërgo në zgjedhje”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku drejtuar kryeministrit Albin Kurti në Kuvend.