Paralajmërimi i VV-së: Brenda 12 orëve të votohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Aktuale

Paralajmërimi i VV-së: Brenda 12 orëve të votohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:25
Kuvendi i Kosovës

Përfaqësuesi i Komisionit për Legjislacion ka paraqitur para Kuvendit Ligjin e ndryshuar për Zgjedhjet në Kosovë.

Në fjalën e tij para deputetëve përfaqësuesi i Komisionit Funksional është shprehur se propozohet që ligji të kalohet me procedurë të shpejtë.

VV ka kërkuar që të votohet në lexim të dytë në një seancë të re nesër në ora 11:00, ndërsa në lexim të parë të votohet sonte.

Koha për shqyrtimin e Komisioneve të Përhershme është propozuar të jetë jo më e gjatë se nga 30 minuta në një orë.

“Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur me 2 prill 2021 e ka shqyrtuar projektligjin për Zgjedhje të Përgjithshme në Kosovë dhe vendosi që Kuvendit t’ia para. Shqyrtimi i parë dhe i dytë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përjighthsme i ndryshuar dhe i plotësuar bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe shmangie nga afatet procedurale. Shqyrtimi i parë i projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë i ndryshuar dhe i plotësuar bëhet në seancën plenare më 2 prill, 2021. Pas amandamentimit në shqyrtim të parë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë mund t’i adresohet Komisionit Funksional deri më 3 prill në ora 09:00 dhe Komisioni duhet ta shqyrtojë deri në ora 10:00, dhe Komisionet e Përhershme duhet ta shqyrtojnë Ligjin deri në 10:30 dhe t’ia dorëzojë Komisionit Funksional dhe deri në ora 11:00 të vlerësohet para seancës plenare”, u tha në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrahur këtë nismë ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat