Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është shprehur i bindur se PDK nuk duhet që të votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Në një intervistë, Lushtaku, ka thënë se Vjosa Osmani, është kandidatja më përçarëse në historinë e politikës së Kosovës.
“Partia Demokratike e ka dhënë vendimin e saj. Ajo është përcarësja më e madhe e skenës politike në vend. Ajo është përcarëse dhe vendit i duhet një person më unifikues”, ka thënë ndër të tjera Lushtaku.
Lushtaku ka thënë se PDK propozon që të votohet Murat Jashari për postin e presidentit.