Ish-ministrja e Punëve të Jashtme nga AAK-ja, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike në vend, pas tentimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje opozita kosovare tani ka një terren më të hapur për ngritje,.
Ish-ministrja ka theksuar po ashtu se rrethanat politike në të cilat ndodhet vendi pas zhvillimeve të fundit politike, janë të përshtatshme për “distilim të skenës politike nga toksiciteti”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kurrë terren më të hapur për ngritje të opozitës nuk ka pasë.
Gjithashtu: kurrë rrethana më të përshtatshme për distilim të skenës politike nga toksiciteti nuk ka pasë.
Si rrethana komplementare që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, uroj të realizohen të dyja.