Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se kërkesa e LDK-së që të tërhiqet projektligji për Zgjedhjet në mënyrë që kjo parti të votojë për Vjosa Osmanin, nënkupton se opozita është kundër të drejtës së votës së bashkatdhetarëve.
Sipas Rrustemit, nëse opozita do të mundësojnë zgjedhjen e presidentes nuk kanë asnjë arsye që të brengosen nga projektligji.
Ai ka thënë se kërkesa e LDK-së është absurde.
“Kjo kërkesë është absurde, kjo nënkupton që ata në radhë të parë janë kundër të drejtës së votës për bashkatdhetarët. Nëse opozita nuk do zgjedhje, rrjedhimisht do të mundësojë konstituimin e institucioneve, zgjedhjen e presidentes me pjesëmarrje në seancë. Nëse ata do të mundësojnë zgjedhjen e presidentes nuk kanë asnjë arsye që të brengosen nga projektligji”, ka thënë Rrustemi.