Avokati Arianit Koci ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se sot ka vdekur fqinji i tij rreth të 40-ve dhe se numrat po rriten vazhdimisht, përcjell Bota sot.
Koci ka kërkuar që ta votojnë presidenten dhe të merren me pandemi e ekonomi, me problemet e qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Sot në mëngjes vdiq prej Covid 19, komshiu im. Burrë rreth të 40-ave.
Tragjedi!
Çdo ditë po rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve, e juve po ju bjen në mend për lojëra politike?
Marre ju koftë të gjithëve rend!
Votojeni Presidenten, menjëherë!
Merruni me pandemi dhe ekonomi.
Merruni me problemet e qytetarëve.
Po i tregoni krejt botës që nuk jeni të aftë për asgjë, përveç se për ndërskamca politike.