(E plotësuar 16:19) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Pas diskutimeve, Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj seanca e jashtëzakonshme, konform kërkesës, do të mbahet sot, në orën 18:00.
***
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të mbahet në ora 18:00.
Burimet bëjnë të ditur se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe kryesisë së Kuvendit për miratim.
Një vendim për orën e seancës pritet të merret në ora 14:30 atëherë edhe kur do të mblidhet kryesia e Kuvendit.
Gjithsesi, ende nuk ka njoftim zyrtar për mbajtjen e mbledhjes së kryesisë, ndaj edhe mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit.
Seanca për presidenten, në ora 18:00
Media mëson se Kryesia e Kuvendit do ta caktojë për sot mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentes.
Ora 18:00 është koha kur deputetët pritet të votojnë për Vjosa Osmanin, president.
Seanca për votimin e presidentit mbahet sot pasdite
Seanca për zgjedhjen e presidentit ka gjasa të mbahet sot.
Burime brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Po ashtu Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 14:30 me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.
Ende nuk dihet pika e rendit të ditës në këtë mbledhje. Por, besohet të diskutohet edhe rreth seancës.
Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.