Nga PDK tregojnë përfundimisht nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Nga PDK tregojnë përfundimisht nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:57
PDK

Sot në orën 15:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku më pas pritet të caktohet edhe seanca për votimin e presidentes.

Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentes është Vjosa Osmani.

Media e ka kontaktuar shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, për ta pyetur nëse PDK do të votojë për ta bërë Vjosa Osmanin për presidente.

Ndërsa ai ka thënë se qëndrimet e PDK-së janë të qarta lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimet e PDK-së janë të qarta sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente. PDK nuk e voton atë. Për çështje tjera ju njoftojmë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat