Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Kryeministrit, Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria e Kosovës mund të llogaris në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
Në telegramin e urimit, Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ajo ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.